HomeNë fokus

Delegacioni nga Osmangazi i Turqisë vizitë tek Pajaziti

Një delegacion i komunës Osmangazi nga Turqia ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës, Arbër Pajaziti. Hollësi

Kërkohet dorëheqja e Sinanit
Kamberi mban fjalim në gjuhën shqipe(video)
Hapet zyra e KKSH-së në Medvegjë

Një delegacion i komunës Osmangazi nga Turqia ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës, Arbër Pajaziti.

Hollësitë e bisedës i ka shpalosur vet Pajaziti përmes Facebookut.

Postimi i tij:

Pata kënaqësi të pres sot në një takim mysafirët nga Osmangazi i Turqisë, nën kryesimin e z.Mehmet Fejsal, zëvenës drejtor i arsimit pranë kësaj komune.

Folëm rreth bashkëpunimeve në sferës e arsimit, sidomos midis stafeve të shkollave tona dhe atyre të Turqisë.

Diskutuam edhe mundësitë e këmbimeve në formë të vizitave midis nxënësve si dhe aftësimet  profesionale në lëmitë e ndryshme në kuadër të arsimimit dual.

Nuk mungoi as premtimi i mysafirëve për ndihmesë në pajisje për shkollat tona në sferën e teknologjisë informative dhe digjitale.

Turqia si një shtet mik gjithnjë ka mbështetur iniciativat për zhvillimin e arsimit, përfshirë edhe ato infrastrukturore.

Bashkëpunimi me segmentet e shoqërisë turke dhe rajonit tonë shumë shpejtë do të hap edhe horizonte të reja të cilat do të jenë shtytës të avancimit të mirëqenies tek ne.

COMMENTS