HomeShoqëri

Për një muaj prezantim dhe dëgjim publik rreth centralit të energjisë solare në Karadnik të Bujanocit

  Prezantimi publik i Planit për rregullimin e detajuar të centraleve diellore  në vendbanimin Karadnik në Komunën e Bujanocit dhe Raporti

DEKLARATË E KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ
Kërkohet kërkim falje publike nga Sinani
Humanisti Refik Memeti maltretohet nga policia në Dobrosin

 

Prezantimi publik i Planit për rregullimin e detajuar të centraleve diellore  në vendbanimin Karadnik në Komunën e Bujanocit dhe Raporti për Vlerësimin Strategjik të Ndikimit në Mjedis të Planit për rregullimin e detajuar të centraleve diellore në vendbanimin Karadnik në Komuna e Bujanocit do të mbahet prej datës 22.10.2024 deri më 20.11.2024, në hapësirat e Drejtorisë për Urbanizëm çështje pronësore-juridike, komunale-banesore, aktiviteteve ndërtimore dhe mbrojtjes së mjedisit të Administratës së Komunës së Bujanocit, kati i dytë. , zyra 310. gjatë ditëve të javës nga ora 11:00 deri në 13:00.

Seanca publike e Komisionit për Planifikim do të mbahet më 21 nëntor 2024 në ora 10:00 në ambientet e Administratës Komunale të Bujanocit, Salla e Kuvendit.

Materiali për prezantim publik do të vendoset në holl në tabelën e shpalljeve të administratës komunale të Bujanocit dhe në ueb faqen e komunës www.bujanovac.rs

Vërejtje në Projekt-Planin për rregullimin e detajuar të centraleve diellore  në vendbanimin e Karadnikut në komunën e Bujanocit Raporti për vlerësimin strategjik të ndikimit mjedisor të planit për rregullimin e detajuar të termocentraleve fotovoltaike në vendbanimin e Karadnikut të komunës së Bujanocit gjatë prezantimit publik personat, autoritetet dhe organizatat e interesuara juridike dhe fizike mund t’i dërgojnë me shkrim Administratës Komunale të Bujanocit, Drejtoria e Urbanizmit, Çështjeve Pronësore Juridike, Komunale-Banesore, Veprimtaritë Ndërtimore dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Rruga Karagjorgje Petrovica 115, 17520 Bujanoc, ose direkt në zyrën e Administratës Komunale të Bujanocit, që përfundon më 20.11.2024.

Pas prezantimit publik, Komisioni për Plane i Kuvendit të Komunës së Bujanocit do të përgatisë raport me të gjitha kundërshtimet dhe vendimet për secilin kundërshtim.

Shërbimi i urbanizmit(zyra 310) ofron informacionin e nevojshëm dhe ndihmën profesionale në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

COMMENTS