Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët të mbajtur sot në Tiranë në mesin e shumë marrëveshjeve, kanë nënshkruar edhe atë për
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët të mbajtur sot në Tiranë në mesin e shumë marrëveshjeve, kanë nënshkruar edhe atë për krijimin e Fondit Ndërshtetërorë për Luginën.
Në agjendën e sotme, marrëveshja për Luginën ishte e rradhitur në pikën 2.
„ Marrëveshje ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për vlerësimin e krijimit të Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës;“, thuhet në këtë pikë të dy qeverive.
Ndërkohë, çështja e këtij Fondi është pritur pozitivisht si tek institucionet në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë.
Më poshtë sjellim të gjitha reagimet:
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë ditën e sotme shënon një moment të rëndësishëm të…
Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Freitag, 2. Oktober 2020
Kjo është thjesht e mrekullueshme 😊: Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e…
Gepostet von Gent Cakaj am Freitag, 2. Oktober 2020
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kane marrë sot vendim për “kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve…
Gepostet von Shaip Kamberi am Freitag, 2. Oktober 2020
Me një sinqeritet dhe angazhim të madh ndërkomunal arrihet edhe realizimi i qëllimeve madhore.Falemnderit Shqipëri!Falemnderit Kosovë!
Gepostet von Nagip Arifi am Freitag, 2. Oktober 2020
Ragmi Mustafa- kryetar i KKSH-së
#BashkëPaKufi 🇦🇱🤝🇽🇰
Përshëndes vendimet e shumëpritura të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës,
Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për “Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi.
Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen.
Faleminderit kryeministër Rama e Hoti, mirënjohje me falënderim të thellë Ministër Cakaj e Stublla.
Shqiprim Arifi-kryetar i Preshëvës
Faleminderit dy Qeverive Shqiptare për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës sonë për Fondin Kombëtar të Solidaritetit. 🙏🙏❤❤💪💪
COMMENTS