Futbollisti tërnocas, Gjelbrim Taipi, pas zyrtarizimit tek klubi i ri „ Kukësi „ padyshim se është njëri ndër përforcimet më të forta të Kategorisë
Futbollisti tërnocas, Gjelbrim Taipi, pas zyrtarizimit tek klubi i ri „ Kukësi „ padyshim se është njëri ndër përforcimet më të forta të Kategorisë Superiore në këtë afat kalimtar në futbollin shqiptar.
Taipi me nënshkrimin e kontratës dyvjeçare do të jetë edhe njëri ndër futbollistët më të paguar në Shqipëri.
Taipi në bisedë me redaktorin e FOLonline
„ Xhiba „ nuk ka precizuar për FOLonlinë vlerën finansiare që do ta arkëtojë për një sezon por ka lënë të kuptohet se ka ngelur i kënaqur me përzgjedhjen e ekipit të ri.
Ndërkohë, Klubi i Futbollit „ Kukësi „ i ka bërë një prezantim fantastik mesfushorit.
Para ekipit të „ klatër„ nga Veriu i Shqipërisë, Taipi ka luajtur me ekpit e Will, Shafhauzen, St Galen, Grashoper, Wintertur në Zvicër.
Pas nismës së karrierës tek KF „ Tërnoci „, Gjelbrim Taipi ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës duke debutuar madje edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Prezantimi i Taipit tek FK Kukësi:
🎩 Taipi is Blue ✍🏻🟦 #GjelbrimTaipi7
Gepostet von F.K Kukësi Albania am Freitag, 2. Oktober 2020
COMMENTS