Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku përmendet edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Lajmin e bëri të ditur aktivistja
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku përmendet edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi.
Lajmin e bëri të ditur aktivistja Flora Ferati Sachensmaier, duke e quajtur këtë si fitore të madhe diplomatike.
Postimi i saj:
Në Parlamentin Europianu miratua rezoluta për ‘pasivizimin’ e shqiptarëve në
Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Kjo është një fitore (jo e vogël) diplomatike!
Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratura në tërësi nga eurodeputetët vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar.
Ju falenderoj nga zemra, në radhë të parë, gjithë juve qytetarëve shqiptarë nga –Presheva, Medvegja, e Bujanoci –për bashkëpunimin dhe besimin gjatë dy muajve të fundit. Dëshmitë tuaja, veçanërisht kopjet e letërnjoftimeve dhe pasaportave valide të Republikës së Serbisë të shoqëruara me deklaratat tuaja për mohim të drejtës së votës në zgjedhjet e 3 prillit ishin vendimtare për miratimin e rezolutës.
Ju falemnderit po ashtu gjithë aktvistëve tanë të vyejshëm nga tri komunat për punën madhështore që keni bërë gjatë muajve të fundit. Pa ndihmën tuaja, nuk do të kishte raportime profesionale tek qarqet ndërkombëtare. Pa asnjë kompensim financiar, me punë vullnetare, me shumë punë e pak fjalë, ju po shkruani një histori të re për vendin tuaj të lënë në harresë.
Ju falemnderit eurodeputetëve dhe ekipit të tyre në Bruksel, miqëve tanë ndërkombëtarë në Serbi, të cilët në një vit si ky, kur lufta e Ukrainës e ka konsumuar çdo institucion mbajtën komunikim të vazhdueshëm me neve.
Mbes thellë e bindur që adresat do t’i kthejmë, dokumentet do t’ju rinovohen, dhe paqe të qëndrueshme mes shqiptarëve dhe
serbeve do të ketë në vendin tim të origjinës.
Ju uroj pushime te këndshme verore. Vazhdojmë fushatën tutje në shtator!
COMMENTS