HomeNë fokus

Çfarë rëndësie ka unifikimi i shqiptarëve të Luginës në Zvicër?

Në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, Ambasadori I.Gjoni priti në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe

Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon kujdes dhe profesionalizëm nga policia në Preshevë e Bujanoc
Arifi e cilëson të suksesshëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, thumbom Aliun
Presheva humb shumicën qeverisëse?

Në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, Ambasadori I.Gjoni priti në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).

Ambasadori vlerësoi lart dhe përgëzoi Kryesinë e LSHPMBZ për punën e bërë gjatë periudhës një vjeçare që nga krijimi i saj dhe rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës së RSH-së për ti mbështetur pa rezerva në veprimtarinë e tyre. Ai vlerësoi veçanërisht thirrjen që LSHPMBZ u ka bërë prindërve dhe fëmijëve të Luginës për t’ju bashkuar Shkollës Shqipe masivisht.

LSHPMBZ, bëri edhe prezantimin publik të llogarive zyrtare në rrjetet sociale, si dhe informoi mbi regjistrimin si OJQ pranë autoriteteve zvicerane.

Duke folur më gjerësisht për takimin në Ambasadën e Bernës, nga Lidhja e tyre i thanë FOLonline se ky unifikim i shoqatave nga Lugina duhet të jetë shembull edhe për ato nga Kosova dhe Shqipëria që veprojnë në Zvicër.

Me këtë rast, kërkohet edhe nga  organizimet tjera të shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të bëhen pjesë e Lidhjes ngase vetëm kështu mund të shfrytëzohen të gjitha potencialet, si për të vepruar në shtetin helvetik por edhe për t’i ndihmuar vendlindjes.

Ndërsa duke folur konkretisht për Lidhjen e formuar të shoqatave nga Lugina në Zvicër, përfaqësuesit e tyre thonë tha se ndër prioritetet kryesore mbetet regjistrimi i të gjithë shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në këtë shtet.

COMMENTS