Ekipi Topliçanin nga Prokupla, nesër në Tërrnoc ka imperativ fitoren, sepse me tre pikë kalon në pozitën e parë dhe me shumë gjasa mbetet një hap
Ekipi Topliçanin nga Prokupla, nesër në Tërrnoc ka imperativ fitoren, sepse me tre pikë kalon në pozitën e parë dhe me shumë gjasa mbetet një hap inkuadrimit në nivel më të lartë garash.
Në favor të kësaj skuadre ishte edhe rezultati i ndeshjes së sotme, në të cilën Nebeski Angjeli mposhti Zhitoragjën me 1:0.
Tani në tabelë Zhitoragja ka vetëm dy pikë para Topliçaninit i cili me fitore eventuale në Tërrnoc kalon në pozitën e parë.
Mirëpo, tashmë dihet se fusha e „Agallarëve“ është e shenjtë dhe se në të Tërrnoci nuk ka humbur që nga viti 2018.
Sido që të jetë, nesër pritet të jetë një ndeshje derbi ndërsa për shkak të rëndësisë do të ketë interesim të lartë për ta përcjellur, si nga tifozët vendës, ata mysafirë nga Prokupla, nga Zhitoragja si dhe zyrtrë të Federatës së Futbollit.
COMMENTS