HomeShoqëri

Bujanoci përfiton projekt nga Emiratet e Bashkuara Arabe për digjitalizimin e administratës

Komuna e Bujanocit është përzgjedhur në mesin e nëntë komunave në Serbi që do të përfitojnë nga një projekt i Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Ara

Pasivizimi dhe forca e instrumenteve ligjore
Thirrje publike për masivizimin e mësimit plotësues shqip në Zvicër.
Plani i çmendur kinez në Ballkan: Hapja e kanalit përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut (video)

Komuna e Bujanocit është përzgjedhur në mesin e nëntë komunave në Serbi që do të përfitojnë nga një projekt i Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili synon modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve administrative.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, Selami Mustafa, i cili së bashku me kryeshefin e Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme, ka qëndruar për një vizitë zyrtare treditore në Dubai.

Sipas Mustafës, projekti ka të bëjë me renovimin dhe digjitalizimin e Qendrës së Asistencës, përkatësisht krijimin e një qendre unike administrative.

“Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi dhe digjitalizimi i kësaj qendre, ashtu që të iu mundësohen shërbime sa më adekuate, më të shpejta e më të mira”, ka deklaruar Mustafa.

Përveç Bujanocit, në mesin e komunave përfituese janë edhe Subotica, Kragujevci, Zrenjanini, Pançeva, Zajeçari, Priboj, Prijepolja dhe Lloznica.

Realizimi i projektit për Komunën e Bujanocit është planifikuar gjatë vitit 2027.

COMMENTS