HomeShoqëri

KKSH: Çështja e regjistrimit në fazën përfundimtare

Këshilli Kombëtar Shqiptar po zhvillon komunikime institucionale për të përmbyllur procedurat e regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në

Pajaziti takoi ministren e pushtetit lokal
Vendosja e flamurit kombëtar nga deputeti Kamberi a u bë shkas që parlamenti i Serbisë të sjell „Kodin etik „?
Mbahet seanca e dhjetë e Këshillit Komunal

Këshilli Kombëtar Shqiptar po zhvillon komunikime institucionale për të përmbyllur procedurat e regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri.

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se çështja tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të trajtimit institucional.

Sipas Rexhepit, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të KKSH-së, numri i kuotave të dedikuara për studentët nga Lugina është rritur nga vetëm një kuotë në të kaluarën në 15 kuota për studime në Mjekësi.

KKSH është në komunikim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Presidencën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Shqipërisë, me synimin që procedurat e regjistrimit të përfundojnë dhe kuotat e dedikuara për studentët e Luginës të shfrytëzohen në plotni.

“Ju sigurojmë studentët dhe familjet e tyre se kjo çështje po trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë institucionale”, ka deklaruar Rexhepi, duke kërkuar edhe pak durim deri në përfundimin e procedurave.

COMMENTS