HomeNë fokus

“Po mendojmë globalisht por do të veprojmë në nivel lokal dhe rajonal”

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ishte sot nikoqir i takimit me dy homologët e tij nga Gjilani dhe Kamenica, Alban Hyseni dhe Kadri R

Gent Cakaj nga Presheva: Prioritet i imi është çështja e shqiptarëve të Luginës
Lista preliminare e personave që do fitojnë banesë sociale në Bujanoc👇👇
KSHL:Tërnoci përsëri nesër voton, Strukarët vendosin

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ishte sot nikoqir i takimit me dy homologët e tij nga Gjilani dhe Kamenica, Alban Hyseni dhe Kadri Rahimaj.

“Kishim një bisedë vëllazërore ndërsa temat që na lidhin shfaqin interesin e përbashkët të qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit”, u tha në konferncën për media pas takimit.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se jemi dakorduar të mendojmë globalisht por se të veprojmë në nivel lokal e rajonal ngase vetëm kështu mund të jemi më pranë qytetarëve tanë.

Arifi përmendi përmendi projektin e përbashkët të urës që lidh Breznicën me Karaçevën, përkatësisht Bujanocin me Kamenicën, duke shtuar se ishte vetëm një uvertyrë për projektet që do të pasojnë.

“ Jemi pajtuar që projekt të ngjashëm të realizojmë edhe në fshatin Muhoc ndërsa diasporën tonë këtë verë do ta presim me disa aktivitete të përbashkëta “, theksoi Arifi.

Kryetari i Bujanocit potencoi edhe disa projekte tjera rajonale për të cilat tha se do të kërkohet mbështetje nga qeveria e Kosovës por edhe tek fondet ndërkobëtare.

Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ai i Kamenicës, Kadri Rahimaj, thanë se e çmojnë lartë përvojën e homologut të tyre Nagip Arifi në qeverisje dhe se idetë e tij janë të mirë se ardhura.

“ Neve na lidhin shumë probleme të përbashkëta por edhe shumë ide për të vepruar bashkërisht”, tha Hyseni.

“Me Bujanocin dhe Gjilanin e kemi të patjetërsueshme të bashkëpunojmë, kemi filluar mbarë, po takohemi shpesh, kemi vullnet, kemi qëllim të mirë dhe besoj se do ta kurorëzojmë me sukses bashkëpunimin”, u shpreh kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Në takim me gazetarë u diskutia edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë për të cilën u tha se është domosdoshmëri përfundimi sa më i shpejt i saj, meqë paraqet arterien lidhëse për Anamoravën dhe Luginën si element shtesë për lidhjen midis njerëzve të këtyre zonave por edhe për zhvillim ekonomik.

Gjithashtu u theksua edhe nevoja e zgjidhjes së çështjes së vendkalimeve kufitare alternative në Breznicë dhe Dobrosin për të cilat kryetari Arifi paralajmëroi një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti.

Në takimin e sotëm midis kryetarëve të komunës prezent ishin edhe ata të Kuvendeve Komunale, Enver Ramadani kryetar i KK të Bujanocit, Lirodon Kastrati, kryetar i KK të Kamenicës dhe Arianit Sadiku, kryetar i KK të Gjilanit.

 

 

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615