HomeNë fokus

Bujanoci dhe Kamenica thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vizituar sot komunën e Bujanocit, ku ka zhvilluar takime me dejtuesit e këtushëm institicional.

Jetimët e Malësisë së Bujanocit
Takimi,Sinani-Lutfiu: Bashkëkoordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm
Përkujtohet profesori Hasan Mustafa


Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vizituar sot komunën e Bujanocit, ku ka zhvilluar takime me dejtuesit e këtushëm institicional.
Fillimisht, Kastrati është pritur nga udhëheqësit e pushtetit lokal në krye me kryetarin e komunës, Nagip Arifin, raporton FOLonline.
Në konferencën e përbashkët për media, Arifi-Kastrati, u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit Bujanoc-Kamenicë, si dy komuna fqinje.
„ U dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin institucional dhe në këtë drejtim drejtues të administratës nga Bujanoci do të qëndrojnë në Kamenicë „, tha kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Arifi shtoi se është diskutuar edhe mundësia e aplikimit të përbashkët në fondet IPA të Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati pasi përgëzoi Arifin për marrjen e detyrës, tha se Bujanoci dhe Kamenica kanë shumë gjëra të përbashkëta andaj bashkëpunimi është i patjetërsueshëm.
Në pyetjen e FOLonline rreth ndikimit në MPB-në e Kosovës, meqë policia në shumicën e rasteve i kthen qytetarët nga Lugina në pikën e kontrollit në Novosellë pa kurfarë arsyetimi, Kastrati tha se këtë çështje do ta adresojë me prioritet të lartë.


Ndërkohë, Kastrati ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Kastrati përgëzoi Mustafën për punën e këtij institucioni duke theksuar edhe nevojën e përkrahjes si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, shkruan FOLonline.
Kryetari Mustafa, ndërkaq vuri në dukje bashkëpunimin ndërfqinjësor me Kamenicën, edhepse bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme.
Në fund të vizitës në Bujanoc, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka takuar edhe deputetët republikan nga koalicioni ADSH-LP duke i përgëzuar për suksesin e arritur.

Më poshtë linqet e konferencave për shtyp Arifi- Kastrati dhe Mustafa Kastrati:

Konferencë për medie e kryetarit të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe Nagip Arfit pas takimit.

Gepostet von Lugina Press am Mittwoch, 12. August 2020

Gepostet von Lugina Press am Mittwoch, 12. August 2020

COMMENTS