HomeSport

Shqiprim Taipi transferohet te KF Prishtina e Re

Futbollisti nga Tërnoci, Shqiprim Taipi, është transferuar te KF Prishtina e Re, ku do të luajë në sezonin e ri. Klubi prishtinas ka njoftuar a

H. R. 6411 i dorëzohet Kamberit
23-vjeçari nga rrethina e Bujanocit arrestohet pasi dyshohet se qëlloi me armë pas ndeshjes Serbi–Shqipëri
Isufi pas fitores ndaj kroatit Mishiq, synon luftë për ndonjë titull të madh

Futbollisti nga Tërnoci, Shqiprim Taipi, është transferuar te KF Prishtina e Re, ku do të luajë në sezonin e ri.

Klubi prishtinas ka njoftuar afrimin e mesfushorit defanziv, i cili sjell me vete një përvojë të pasur në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar.

Gjatë karrierës së tij, Taipi ka qenë pjesë e klubeve si Shkupi, Shkëndija dhe Kukësi, ndërsa ka luajtur edhe në Kazakistan për Kaspiy Aktau dhe Zhetysu Taldykorgan. Së fundmi, ai ishte pjesë e SC Gjilanit.

Me përvojën e tij, Taipi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për KF Prishtina e Re, e cila synon rikthimin në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi i ka uruar mirëseardhje futbollistit nga Tërnoci në familjen bardhekaltër, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në realizimin e objektivave të skuadrës.

COMMENTS