Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin ka diskut

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Gjatë takimit është biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për mundësinë e ndërmarrjes së nismave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në fusha me interes për qytetarët e të dy komunave.
Pajaziti e ka vlerësuar takimin si një mundësi të mirë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy komunave fqinje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës konkrete në funksion të qytetarëve.
“Fqinjësia e mirë ndërtohet me bashkëpunim dhe punë konkrete”, ka shkruar Pajaziti pas takimit.

COMMENTS