Bartësi i listës së Alternativës për Ndryshim (APN) në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), Levent Qazimi, ka bërë thirrje për një qe

Bartësi i listës së Alternativës për Ndryshim (APN) në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), Levent Qazimi, ka bërë thirrje për një qeverisje gjithëpërfshirëse të këtij institucioni, duke theksuar se interesat e shqiptarëve duhet të jenë mbi ato partiake.
Në një reagim pas zgjedhjeve, Qazimi ka ritheksuar qëndrimin se vullneti i votuesve dhe parimi i fituesit të zgjedhjeve duhet të respektohen në procesin e konstituimit të përbërjes së re të KKSH-së.
Ai është shprehur për një institucion ku bashkëpunimi politik dhe profesionalizmi të kenë përparësi ndaj interesave partiake, ndërsa fryma e bashkimit e dëshmuar në zgjedhjet parlamentare të vazhdojë edhe në këtë proces.
Qazimi ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe faktorin ndërkombëtar.
Sipas tij, KKSH-ja nuk duhet të shndërrohet në institucion për ndarjen e posteve, por duhet të përqendrohet në mbrojtjen e identitetit kombëtar, avancimin e të drejtave dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.
“Mbi partitë duhet të jetë interesi i shqiptarëve!”, ka përfunduar Qazimi.
COMMENTS