HomePolitikë

Kamberi: Edhe një hap drejt internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka reaguar ndaj letrës së dërguar më 25 shkurt 2025 nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbi

𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Pajaziti kritikon pushtetin lidhur me mjetet për sport
Delegacioni i PVD-së u prit nga U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka reaguar ndaj letrës së dërguar më 25 shkurt 2025 nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke konfirmuar se çështja e të drejtave të pakicave në Serbi, përfshirë edhe komunitetin shqiptar, po ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi”, ka deklaruar presidenti Costa në përgjigjen e tij drejtuar Kamberit.

Sipas tij, pakicat kombëtare do të luajnë një rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e integrimit në BE, dhe nga shteti serb pritet “të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”.

Deputeti Kamberi ka theksuar se “Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsisht me çështjen e pasivizimit të adresave”, një temë kjo që, sipas tij, “është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së”.

“Angazhimi jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike!”, ka përfunduar Kamberi.

 

COMMENTS