HomePolitikë

Boske: Protesta kundër pushtetit lokal, Kamberi: Po të varej nga pushteti lokal nuk do t’i kishim këto probleme

Protesta e djeshme në Bujanoc ka nxitur reagime tek qarqet qeveritare të Beogradit dhe përgjigjet e menjëhershme të përfaqësuesve shqiptarë të Lug

PËRFUNDOJNË PUNIMET INFRASTRUKTURORE NË OSLLARË, NESALCË DHE TURI
Zulfiu pjesë e KF “Laçi”
Përkujtohet dëshmori Fatmir Ibishi

Protesta e djeshme në Bujanoc ka nxitur reagime tek qarqet qeveritare të Beogradit dhe përgjigjet e menjëhershme të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës.

Përgjegjësi i Partisë Progresiste Serbe-SNS për Rrethin e Pçinjës, Dragan Stevanoviq ka deklaruar se protesta në Bujanocs nuk ka të bëj me cenimin e të drejtave të shqiptarëve por me interesat e një grupacioni politik i cili mbeti në opozitë.

Ndaj deklaratës së Stevanoviqit ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetit, Shaip Kamberi.

Kamberi ka mohuar lidhshmërinë e protestës me pushtetin lokal derisa ka numëruar të bëmat e shtetit nën qeverisjen e „progresistëve“.

Në vazhdim ju sjellim postimet e Stevanoviqit dhe Kamberit.

Postimi i Dragan Stevanoviqit:

Arsyeja e vërtetë e protestës së sotme në Bujanoc nuk janë as të drejtat e shqiptarëve as diskriminimi, arsyeja e vërtetë është fakti që organizatorët e protestës prej para disa jave janë opozitë në Bujanoc. Dhe do të pranojnë e durojnë gjithçka, por të jenë opozitë nuk munden.

Mirë e kanë menduar të fshihen pas qytetarëve, pas fqinjëve të tyre, por të njejtit fqinjë edhe në zgjedhje, e edhe sot me mosinteresimin e tyre për të mar pjesë në protestë, kanë treguar se çka mendojnë për ta.

Zgjedhjet i kanë i humbur sepse nuk janë përkujdesur për qytetarët e për fqinjër, për ta nuk kanë bërë asgjë gati 1 decenie, ndërsa kanë bërë çmos që të mbesin në pushtet.

Kanë përfshirë edhe Kurtin e kujna tjetër jo, sot po thërrasin vendet e QUINT-it që t’ju ndihmojë. Ekipë e mirëorganizuar, ska çka.

E po, e nderuara opozitë e Bujanocit, do duheni të bisedoni me përfaqësuesit legjitim të komunës tuaj e të shtetit tuaj, që bashkërisht të punojmë në avancimin e pozitës të të gjithë qytetarëve në Republikën e Serbisë, pa dallim përkatësie etnike, fetare e politike.

Sikur të kishit shpenzuar kohë e energji gjatë 4 viteve të fundit sa ishit në pushtet për qytetarët e Bujanocit sa keni shpenzuar  kohë e energji ta parandaloni koalicionin legjitim në Bujanoc, gjithçka do të ishte shumëfish më mirë.

Dhe në fund, keni kë ta merrni shembull dhe nga kush të mësoni – tek presidenti juaj Vuçiq dhe në Sërbinë tuaj gjithmonë do të gjeni partnerin e bashkëbiseduesin.

Deri sa konsultoheni me më të kqinjët, me ata që arrestojnë, maltretojnë, vrasin njerës vetëm sepse janë serbë, as shqiptarët më nuk do të votojnë për ju.

Protestoni sa të doni, kush humb ka të drejtë të hidhërohet, ne do të përkushtohemi në punën tonë, serbët e shqiptarët, dhe do të mundohemi të përmirësojmë gjithçka që ju keni shkatërruar.

Postimi i Shaip Kamberit:

Dragan Stevanovic Boske, funksionarë i lartë i SNS-it, paska deklaruar se protesta në Bujanoc nuk ka të bëjë me drejtat e shqiptarëve por, gjoja, me humbjen e pushtetit në Bujanoc.

Madje, ai kishte sugjeruar shqiptarët e Bujanocit që të mos ndëgjojnë e mos të konsultohen me njerëz “të kqinjë”,  “vrasës e maltretues” si Albin Kurti, por që, sipas tij, duhet të marrin mësim nga presidenti i tij Vuçiq.

“Deri sa të konsultoheni e bashkëpunoni me Kurtin e jo Vuçiqin, nuk do t’ju votojnë as vet shqiptarët”, kishte deklaruar Boske.

Gjatë deklaratës së tij ai paska fajësuar pushtetet e kaluara të Bujanocit për mungesë të zhvillimit të Bujanocit dhe paska akuzuar partitë politike, tashmë opozitare në Bujanoc, se kanë bërë çmos për ta parandaluar koalicionin, kumbarë i të cilit është vet Dragan Stevanovici.

E para, problemet si pasivizimi i adresave, njohja e diplomave të Republikës së Kosovës, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, ndalimi i gjuhës së urrejtjes, rrespektimi i amnestisë për ushtarët e UÇPMB-së, e për të cilat protestuam sot, nuk kanë qenë e as nuk janë në kompetenca të pushteteve lokale me të cilat kemi udhëhequr ne shqiptarët.

Po të ishin kompetencë e jona, as që do të ekzistonin si probleme, prandaj edhe nuk do të kishin nevojë për zgjidhje.

E dyta, Boske i Surdulicës, para se të miret me kontestimin e të drejtës tonë për protestë e para se të bëjë analistin e arsyes së protestës, do duhej të i tregojë qytetarëve të Bujanocit se çka ka bërë ai dhe partia e tij që qeverisë me shtetin nga viti 2012 për Bujanocin dhe qytetarët e sajë?

Çka ka bërë i ngarkuari i Vuçiqit për rajonin me privatizimin e Banjës së Bujanocit?

Sa vende pune i ka hapur dhe sa shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore që drejtohen nga SNS-i?

Kumbara i koalicionit të Bujanocit, para se të i tregojë shqiptarëve se kë ta ndëgjojnë e me kë të konsultohen, do të ishte më mirë ta shtrijë ndikimin e tij në Qeveri, aty ku edhe është funksionarë dhe të fillojë me realizimin e Planit 7 pikësh.

Deri atëherë, pasi që ishte krenuar jashtëzakonisht shumë me koalicionin që ka arritë ta formojë në Bujanoc, të mos harrojë të tregojë se sa premtime ia ka realizuar pushtetit të kaluar në Preshevë? Edhe atje bënte koalicionet.

Për fund, vartësi i deklaruesit “nëse vrisni një serb do të vrasim 100 musliman” duket thjeshtë qesharak kur Albin Kurtin e quan “vrasës”.

COMMENTS