HomeNë fokus

BE e gatshme t’i ndihmojë Bujanocit

Në Bujanoc sot ka qëndruar shefi për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Nicola Bertolini, i cili është pritur nga kryetari i komunës, Nagip Arif

Kush dëshiron të studiojë në Turqi?
KKSH po përgatit konkursin për arsim
Çorapët për Kompaninë Ndërkombëtare “Fila” do të prodhohen në Medvegjë

Në Bujanoc sot ka qëndruar shefi për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Nicola Bertolini, i cili është pritur nga kryetari i komunës, Nagip Arifi, me të cilin kanë biseduar rreth projekteve që janë realizuar dhe do të realizohen në të ardhmen nga fondet e BE-së.

Pas takimit, në një konferncë të përbashkët shtypi, kryetari Arifi potencoi se komuna e Bujanocit ka konkuruar në konkursin e Programit të BE-së për financimin e një pjese të projektit të Transfer Stacionit dhe se ka aplikuar së bashku me komunën e Likovës nga Maqedonia Veriore në IPA fondet për zhvillimin e turizmit.

Arifi theksoi se në të ardhmen rëndësi të veçantë do t’i kushtohet edhe projekteve të ekologjisë, që janë në fokus edhe të fondeve përafruese të BE-së.

„ Bashkëpunini ynë me BE-në ka rëndësi të posaçme për të mirën e komunitetit“, tha ndër të tjera Arifi.

Nga ana tjetër, Nikola Bertolini e cilësoi takimin  shumë të rëndësishëm pasi tha se është  njoftuar nga dora e parë rreth problemeve që ballafaqohen qytetarët e komunës së Bujanocit.

Ai tha se me Arifin kanë diskutuar asistencën që BE mund të jap në zgjidhjen e këtyre sfidave. Poashtu potencoi se është shumë i interesuar të gjejë zgjidhje për problemet ekologjike.

Bertolini u fokusua edhe tek fondet për të rinjtë për të cilat tha se komunat duhet t’i zhvillojnë kapacitetet në mënyrë që këto mjete të depërtojnë tek kjo pjesë e popullsisë.

„ I inkurajojmë vetqeverisjet lokale që të përqëndrohen në ngritjen e kapaciteteve të resurseve njerëzore, sidomos tek të rinjtë“, theksoi Bertolini.

Pas takimit, Arifi dhe Bertolini vizituan edhe deponinë e qytetit për të parë nga afër problemet me të cilat ajo po ballafaqohet.

COMMENTS