Gjatë ditës së sotme është asfaltuar rruga “Bora Stankoviq” e cila lidhë shtëpinë e shëndetit me qendrën e qytetit. Ndërkohë, pas një kohe të gja
Gjatë ditës së sotme është asfaltuar rruga “Bora Stankoviq” e cila lidhë shtëpinë e shëndetit me qendrën e qytetit.
Ndërkohë, pas një kohe të gjatë N.P. Komunalia ka vënë në funksion kolektorin e kanalizimit i cili duhet të zgjidhë problemin shumëvjeçar me çështjen e rrjetit në qytetin e Bujanocit.
Njoftimi i plotë i Komunalisë:
Pas 4 viteve hyn në funksion kolektori i rrjetit të kanalizimit. Përmbytjeve nga kanalizimi në qytet dhe ekonomit familjare i erdhi fundi
Pas 4 viteve kolektori i rrjetit të kanalizimit të qytetit të Bujanocit është lëshuar në funksion, kjo është bërë pas një përkushtimi dhe pune të palodhshmë të drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunalia Ruzhdi Halilit me stafin e tij dhe përkrahjen e parezervë të Pushtetit lokal.
Instalimin e pompave të reja dhe punën që është bërë në këtë kolektorë e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi për tu siguruar nga afër se me futjen në funksion të këtij objekti dhe instalimin e tri pompave të reja, reshjet e shiut dhe ujrat e zeza më nuk do të vërshojnë nëpër rrugët e qytetit por edhe ekonomitë familjare më nuk do ta kenë këtë problem që kanalizimi tu kthehet në gypa nëpër shtëpitë e tyre.
Sipas drejtorit të Komunalisë Ruzhdi Halilit ky objekt ka një rol shum të rëndësishëm sepse përmes pompave të instaluara është në gjendje të përballojë tërë rrjetin e kanalizimit të qytetit dhe përmes mekanizmit të ashensorit të gjitha objektet e ngurta i largon nga puseta e grumbullimit duke e shtyrë vetëm ujin të shkoj drejt derdhes së tij, gjegjësisht bënë pastrimin e rrjetit të kanalizimit nga gjësendet që mund ta bllokojnë atë dhe më pas të vijë deri te vërshimi nëpër rrugë.
Kosto e këtij investimi sipas Halilit ka arritur në 2 milion dinarë dhe për këtë e falënderon pushtetin lokal ku ka gjetur përkrahje.
Halili thotë se, me instalimin e pompave dhe futjen në funksion të kolektorit të kanalizimit gjatë reshjeve të shiut do ta kemi gjendje ndryshe në rrugët e qytetit nga ajo që kemi parë gjatë këtyre 4 viteve.
Me fillimin e punimeve në zgjidhjen e këtij probolemi muaj më parë kolektori ka qenë në gjendje kaotike, pothuajse i tëri i përmbytur nga ujrat fekal që i ka sjellë kanalizimi.
COMMENTS