HomeNë fokus

20 vjet nga ofenziva e madhe e UÇPMB-së

  Njëzet vjet më parë kishte filluar ofenziva e madhe e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së ndaj pozicioneve të forcave serbe të sigurimit në Zonë

Përkujtohet profesori Hasan Mustafa
24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve
“Agallërt” shkatërrojnë kundërshtarët

 

Njëzet vjet më parë kishte filluar ofenziva e madhe e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së ndaj pozicioneve të forcave serbe të sigurimit në Zonën Tokësore të Sigurisë.
Me atë rast, ish luftëtarët shqiptarë pas tre ditë luftimesh kishin futur nën kontroll një pjesë të madhe të kësaj zone, shkruan FOLonline.
Këtë betejë e ka përkujtuar edhe Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së e cila ka nxjerrë këtë njoftim për opinion:

Njoftim për opinon

Të nderurara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇPMB-së, jemi në muajin e nëtorit të lavdishëm, muaji i shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, datëlindjes së Komandantit legjendarë Adem Jashari, muaji i daljes në skenë të UÇK-së, jemi në ditët më të lavdishme të UÇPMB-së.
Ishte data 21 nëntor kur UÇPMB filloi ofenzivën e sulmeve mbi forcat policore serbe. Me urdhër të Komandantit të shtabit të Përgjshëm të UÇPMB-së z.Shefket Musliu dhe me përkrahjen e gjithë komandantëve të të gjitha zonave kishin filluar sulmet mbi pozicionet e forcave serbe.
Beteja më e ashpër u zhvillua në malet mbi fshatin Lluçan.
Luftimet kishin filluar më 21 Nëntor duke vazhduar deri më 24 nëntor pas një lufte të ashpër në mes luftëtarëve të UÇPMB-së dhe forcave serbe, UÇPMB arritur t’i mundë forcat serbe duke i detyruar që t’i lënë pozicionet e tyre dhe duke u tërhequr nga këto pozicione, duke lënë pas vete disa të vrarë dhe duke marrë me veti shumë të plagosur . Beteja e Lluçanit do të jetë Kosharja e dytë , tmerr për forcat serbe dhe fitore e madhe për UÇPMB-në dhe për popullin e Kosovës Lindore. Më 24 nëntor UÇPMB ka arritur të çliroj dhe të marrë nën kontroll mbi 60% të territorit të Kosovës Lindore.


Andaj këto data për popullin e Kosovës Lindore janë të shenjëta që asnjëherë nuk duhet harruar.
Duke parë gjendjen e krijuar nga Pandemia Covid, OVL UÇPMB-së ndërprenë gjitha aktivitetet e parapara për shënimin e këtyre datave.
Ovl UÇPMB-së me disa aktivitete simbolike do të shënoj këto data të rëndesishme.
Lavdi gjithë dëshmorë që ranë në altarin e lirisë, nderë dhe rrespekt për gjithë invalidët, veteranët dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e popullit shqipëtar. Me rrespekt nga kryesia e Ovl UÇPMB-së
Bujanoc
Më 20.11.2020

COMMENTS