(Foto Facebook) Dy persona, Saša Arsić dhe djali i tij Stefan Arsić, janë në kërkim nga policia – mëson FOLonline nga burime brenda organeve të

(Foto Facebook)
Dy persona, Saša Arsić dhe djali i tij Stefan Arsić, janë në kërkim nga policia – mëson FOLonline nga burime brenda organeve të rendit. Sipas këtyre burimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër për ndalimin e tyre, ndërsa deri në këto momente ata janë të paqasshëm për policinë.
Sipas informacioneve të deritanishme, kërkimi ndaj tyre lidhet me një rast të dhunës që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (9 tetor) në fshatin Klenik, ku – siç kanë raportuar më herët mediat lokale – një ish-polic nga Baraljevci, S. T. (58), është rrahur rëndë.
Mediat raportojnë se të përfshirë në incident janë Saša Arsić, këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit, dhe Stefan Arsić, ndihmës i kryetarit të komunës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një kafene në prani të disa dëshmitarëve.
Organi i akuzës, Prokuroria Themelore Publike, ka konfirmuar për mediat se “dy persona të panjohur” i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë, një ditë pas incidentit, Arsiqët kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, duke pretenduar se ndodheshin në Beograd.
COMMENTS