HomeNë fokus

Mustafa dhe Kamberi: Ndaloni gjuhën e uurrejtjes ndaj pakicave në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, me një shkresë i’u janë drejtuar BE-së, OSBE-së, Sh.B

Arifi: Turp për Kamberin dhe Lutfiun, asnjë fjalë për pasivizimin para Vuçiqit
Pajaziti për konkursin për pranimin e policëve të rinj: Nuk mund të kërkojnë vota ata që për 20 vjet në pushtet nuk e ruajtën policinë multietnike
Sa ka ndikuar dialogu Kosovë-Serbi në përditshmërinë e Luginës?

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, me një shkresë i’u janë drejtuar BE-së, OSBE-së, Sh.B.A-së dhe organizmave tjerë ndërkombëtar duke kërkuar ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave në Serbi.

Si pretekst për këtë është marrë rasti i diskursit të ministrit të brendëshëm, Aleksandar Vulin, të cilin gjest Gjykata e Lartë në Beograd e ka legalizuar.

Lajmin për këtë shkresë e ka publikuar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa:

TË REAGOJNË BE, OSBE DHE SHBA-TË NDAJ LEGALIZIMIT TË GJUHËS SË URREJTJES DHE KRIMINALIZIMIT TË SHQIPTARËVE

Bashkë me Deputetin Popullor z. Shaip Kamberi përmes një shkrese i kemi bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar e të parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër pakicave në Serbi, që tashmë ka marr korniza ligjore dhe institucionale si precedent i rrezikshëm për të gjitha pakicat në Ballkanin Perëndimor.

Në shkresën e përbashkët dërguar Presidentes së BE-së, znj. Ursula Von Der Leyen; Përfaqësuesit për Politikat e Jashtme të BE-së, z. Josep Borrell; Të dërguari special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, z. Mirosal Lajcak; Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, z. Vladimir Bilcik; Komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Hagë, z. Kairat Abdrakhmanov; Shefit të misionit OSBE-së në Serbi, z. Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, z. Anthony Godfrey; theksuam se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vulin u lirua nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, hap një kapitull të ri. Vendimi i gjykatës tashmë “legalizon”, diskriminimin, intolerancën, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë.

Ne besojmë se duke hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve kundër Ministrit A. Vulin si të pabazuar, gjykata është shpërfaq si shembull i ndikimit politik nga zyrtarët qeveritarë.

Ky vendim ngre shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit serb për të “zbatuar me përgjegjësi Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër “

Ky precedent nuk ndodhi as gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët.

Duke e bërë zyrtare gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve, përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve në Republikën e Serbisë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor, aq më pak mund të jetë i dobishëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një proces që vetë Bashkimi Evropian po përpiqet ta lehtësojë.

COMMENTS