HomeNë fokus

Kërcënohet “Bujanovaçke”, reagon NUNS-i

Teksti i djeshëm “Leksioni i profesor Kamberit” shkaktoi vëmendje të madhe jo vetëm për publikun lokal, gjë e cila mund të shihet në komentet e pu

Arifi takon diplomaten britaneze
Fillon viti i ri akademik në fakultetin ekonomik, mbahet edhe tryezë për programet studimore (foto)
Kandidatët po “ nxehen “ , vetëm njëri mund të bëhet kryetar

Teksti i djeshëm “Leksioni i profesor Kamberit” shkaktoi vëmendje të madhe jo vetëm për publikun lokal, gjë e cila mund të shihet në komentet e publikuara në faqen e Bujanovaçkes në FB, si dhe në vetë portalin.
Sidoqoftë, një nga lexuesit fyeu dhe kërcënoi Bujanovaçken, veçanërisht autorin e tekstit dhe redaktorin e portalit, Nikolla Llaziq.
Këto komente ishin nënshkruar nga një person i cili prezantohet si Zoran Zhivkoviq, megjithëse është e qartë se ky është një profil i rremë në Facebook, i cili në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon seriozitetin e fyerjeve dhe kërcënimeve të tij.
Pikëpamjet e Bujanovaçkes mbi komentet e tij janë një fyerje jo vetëm për redaksinë, por për të gjitha mediat që punojnë në interesin publik.
Redaksia konsideron se ky lloj i shprehjes publike, veçanërisht në një mjedis të ndjeshëm siç është jugu i Serbisë, po i shënjestrën anëtarët e redaksisë, kështu që Bujanovaçke do të kërkojë mbrojtje nga autoritetet kompetente.


Foto: Komentet në faqen tonë në FB

Redakia gjithashtu pret prej tyre ta zbulojnë identitetin e vërtetë të “Zoran Zhivkoviq”.
Gjithashtu, lidhur me këtë rast do të nformohen shoqatat e gazetarëve, si dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë, i shpejt ka qenë reagimi i shoqatave të gazetarëve.
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Serbi-NUNS ka gjykuar këtë rast duke kërkuar dënimin e merituar për akterët e fyrjes dhe kërcënimit.

COMMENTS