HomePolitikë

Arifi-Mitroviq përsëri kokë më kokë rreth koalicionit

Kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, dhe lideri i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, sërish kanë zh

Diskutim publik për buxhetin e vitit 2022
Rruga Tërnoc- Breznicë përsëri e kalueshme
APN: Keqpërdorimet e qeverisjes Sinani dhe shuma enorme të shpërdoruara nga buxheti i komunës


Kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, dhe lideri i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, sërish kanë zhvilluar një takim, merr vesh FOLonline nga burimet e veta.
“ Takimi është mbajtur dje në kabinetin e kryetarit të komunës. Ka filluar në ora 09:00 dhe ka zgjatur rreth një orë “, theksojnë këto burime.
Sipas të njejtave burime, në këtë takim është biseduar për përfshirjen e SNS-it në koalicion.
FOLonline ka kontaktuar me strukturat e PVD-së dhe APN-së nëse kanë qenë në dijeni për takimin e partnerit të tyre të koalicionit (PD) me shefin e “ progresistëve “ , por që të dyja këto subjekte kanë mohuar këtë gjë.
Javë më parë, kreu i SNS-it në Bujanoc kishte deklaruar se pret ftesën e Arifit për bisedime rreth koalicionit.
Ndërkohë, vet Nagip Arifi kishte ftuar në një takim përfqësuesit e koalicionit aktual gjithshqiptarë për të parë mundësinë e përsfshirjes së SNS-it në koalicion.
FOLonline merr vesh se atmosfera midis partnerëve të koalicionit për momentin nuk është në nivelin e kënaqshëm.

COMMENTS