HomeUncategorized

“ Komandanti e “ kallke “ Tërnocin, neve na u kalbshin patlixhonat “

Pas një ndalese disajavore nga ana e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, nga dita e djeshme përsëri janë japur tregjet në Bujanoc. Qyte

Ora policore prej 13, cka nëse dalni dhe ndaloheni nga policia
Caktohet seanca e tretë e KK të Bujanocit
Vizitë muzeut dhe „gurëve të buajve“


Pas një ndalese disajavore nga ana e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, nga dita e djeshme përsëri janë japur tregjet në Bujanoc.
Qytetarët, veçmas shitësit, e kanë mirëpritur këtë akt por njëkohësisht e kanë cilësuar si shumë të vonuar.
Janë bujqit e komunës të cilët ndihen shumë të revoltuar pasiqë ndalesa e shitjes së produkteve të tyre në tregje u ka sjellur shumë humbje.
“ E hapën pazarin amo dh.. n’to mo. Krejt bereqeti m’u kalb n’shpi “, thekson Kadriu një bujk nga Tërnoci.
“ Veq eni shikone oborrin tem, t’mytë era. Tre javë tu i rujt patlixhonat, krejt u kalben, krejt mundi verës m’shkoj posht “, thotë Veseli një bujk tjetër.
Ka edhe bujqë të tjerë të cilët nuk zgjedhin fjalët për të shprehur revoltën e tyre pasiqë nuk mundën t’i shesin prodhimet e tyre.
“ U dasht me shku një ditë m’i ja përplasë krejt mrenda n’komunë, me patlixhona, me speca, me kepë, me krejt….”, ndërhyn një bujk tjetër paksa i moshuar.
“ Ky far kryetari a komandant shtaba a qysh pi thojnë, hiq ska punu drejt. Te familja vet dike me kallë kejt me muzikë a neve me na mshel pazarin.
Para do jave tanë natën sna kan lonë me fletë, muzika n’kupë të çillës te familja e komandantit a punë e madhe që neve na u kalbën patlixhonat. Për ata a spo ka pandemi a, veç për neve ? “, thekson ky bujk duke e shfrirë nervozizmin tek FOLonline.
Kujtojmë se Shtabi Republikan i Krizave kishte ndaluar të gjitha organizimet, përfshirë edhe ahengjet familjare.
Poashtu, komunave i’u është lënë në ingerenca të vendosin nëse do të shpallin ose jo Situata të Jashtëzakonshme.
Komuna e Bujanocit Situatën e Jashtëzakonshme e ka shpallur në korrik të këtij viti.
Gjatë kësaj periudhe, FOLonline nuk është në dijeni nëse vet komandanti i shtabit lokal të ketë thyer ose jo rregullat kunder masave epidemiologjike në fuqi.
Për ahengun familjar, për të cilën flet bujku, FOLonline nuk e di nëse ka qenë organizim i vet komandantit të shtabit lokal, të afërmëve të tij apo dikujt tjetër dhe sa persona kanë qenë pjesëmarrës.
Ajo që FOLonline ka arritur të kuptojë sigurt është fakti se në lagjen e Tërnocit ku jeton kryetari i komunës, Nagip Arifi, një mbrëmje gushti është dëgjuar muzikë nga zmadhuesit.

COMMENTS