HomeNë fokus

Pajaziti: Qeveria e Kosovës duhet t’i menaxhojë vet paratë, assesi pushtetarët e Bujanocit dhe Preshevës sepse i keqpërdorin

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur si historik vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vijën buxhetore për Luginën në

Rrokulliset vetura në rrugën Turi-Tërnoc
Pajaziti: Punëtorët e komunës ende pa paga
Me ndeshjet e Kupës starton futbolli në rajon

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur si historik vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vijën buxhetore për Luginën në vlerë prej 2 milionë eurosh për vitin 2022.

Megjithatë, Pajaziti ka kërkuar që dedikimi i këtyre mjeteve të menaxhohet direkt nga ekzekutivi kosovar duke shfaqur drojën se ato mund të keqërdoren nga pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë.

Postimi i Pajazitit;

Historike: 2 milionë euro për Luginën nga Kosova për vitin 2022

Është për t’u përshëndetur vendimi i sotëm historik i Qeverisë së Kosovës për parashikimin e vijës buxhetore prej 2.000.000 eurove për Luginën.
Shpresojmë se këto mjete buxhetore nuk do të keqpërdoren nga pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevës siç ka ndodhur shumë shpesh deri më tash!

Për të evituar një gjë të tillë, do t’ishte mirë që Qeveria e Kosovës në mënyrë direkte të menaxhojë me këto mjete e asesi këtë mos ta lë në duartë e pushtetarëve të pangopur në këto dy komuna!

 

 

COMMENTS