HomeShoqëri

Komunalia zgjeron shërbimet, Letovica bëhet me grumbullim të rregullt të mbeturinave

Ndërmarrja Publike "Komunalia" në Bujanoc ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkësinë Lokale të Letovicës për organizimin e shërbimit të grumbulli

Qeveria e re në Serbi, reagime në Luginë ndaj propozimit për Demo Berishën
KKSH u dërgon vërejtje drejtorëve të shkollave shqipe lidhur me lëndët joamtare (dokument)
Kujdes çfarë po komentoni në Facebook, ju pret burgu

Ndërmarrja Publike “Komunalia” në Bujanoc ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkësinë Lokale të Letovicës për organizimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në këtë fshat.

Marrëveshja u firmos nga drejtori i NP “Komunalia”, Amir Xhaferi, dhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Letovicës, Isuf Mustafa.

Sipas njoftimit të “Komunalisë”, shërbimi do të nisë së shpejti, me synim përmirësimin e pastërtisë së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale për banorët e Letovicës.

Nga kjo ndërmarrje kanë falënderuar Bashkësinë Lokale të Letovicës për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, duke theksuar se zgjerimi i shërbimeve është pjesë e angazhimit për një mjedis më të pastër në territorin e komunës së Bujanocit.

COMMENTS