HomeShoqëri

Arifi: Gjermanët mbështesin Transfer Stacionin në Preshevë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka theksuar sot se Banka Gjermane për Zhvillim-KfW ka konfirmuar mbështetjen për projektin e Tran

Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi
LDA Ballkan edhe në Luginë
Mustafa: S’mund të ketë paqe afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur çështja e Luginës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka theksuar sot se Banka Gjermane për Zhvillim-KfW ka konfirmuar mbështetjen për projektin e Transfer Stacionit në këtë komunë.

Sipas Arifit, kjo mbështetje është rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm në bashkëpunim.

Postimi i Arifit:

Edhe një projekt i aprovuar! 👏🏻

Pas përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimit me 🏦Bankën Gjermane për Zhvillim – KfW, edhe një projekt i aprovuar për Komunën e Preshevës.

Banka KfW, konstatoi se aplikimi i para dy vitete për realizimin e projektit të Stacionit Transfer të Mbeturinave, është në rrugë të mbarë dhe i konfirmuar.✅

Në kuadër të programit për zhvillim lokal, edhe për këtë projekt, shumë shpejtë do të nis tenderimi mbi dizajnimin final për pikën e transferstacionit.

COMMENTS