Drejtoria e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka vendosur ti shpërblejë dy paralele, nxënësit e të cilave shquhen për vijimin e mësimit
Drejtoria e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka vendosur ti shpërblejë dy paralele, nxënësit e të cilave shquhen për vijimin e mësimit online përmes platformave elektronike, njofton FOLonline.
Për këtë hap drejtoria do të bashkëpunojë me parlamentin e nxënësve.
Ndërkohë, kjo vatër arsimore i bënë thirrje nxënësve që të ndjekin mësimin online ndërsa ka një apel edhe për prindërit e tyre.
Postimi i drejtorisë së Sh.M.”Sezai Surroi”:
Lajmërim
Nxënës të dashur,
Jeni dëshmitarë se me sa vështirësi po arrijmë të mbajmë mësimin në kushtet e krijuara nga pandemia.
Shkolla jonë, për mbajtjen e mësimit onlajn praktikon platformën Google Classroom, ku shenimet iu dërgohen nxënësve para fillimit të orës mësimore, ndërsa ora mësimore zhvillohet me platformën e avancuar ZOOM.
Për të rritur numrin e nxënësve që përcjellin mësimin onlajn, përmes platformës ZOOM, ka propozime që dy paralelet me vijueshmëri më të mirë të shpërblehen nga shkolla. Shpërblimi do të jetë i ditur pasi të bëhen konsultime me Parlamentin e nxënësve.
Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre. Mësimi mbahet njësoj sikur të ishim në shkollë, pra sipas orarit të shkollës.
Nxënës të dashur, shfrytëzoni të mirat materiale që ka shkolla jonë për mbajtjen e mësimit onlajn.
Falemenderojmë profesorët të cilët po angazhohen maksimalisht në mbajtjen e mësimit me teknologji të reja, ku për një numër jo të vogël të tyre ka patur vështirësi të shumëta. Javën e kaluar, 75 profesorë mësimin e kanë zhvilluar përmes platformës ZOOM.
Urojmë që këto ditë të vështira t`i kalojmë sa më lehtë. Shëndet për të gjithë!
Nga drejtoria e shkollës!
COMMENTS