HomeNë fokus

APN propozon pakon emergjente „Bujanoci 2021“ në vlerë prej 80.000.000 dinarë

Këshilltari i Alternativës për Ndryshim, Florim Agaj, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit ku po diskutohet për vendimim e buxhetit p

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Rikthehet manifestimi tradicional në Medvegjë
Tërnoci barazon si mysafirë, tensione në fund të ndeshjes


Këshilltari i Alternativës për Ndryshim, Florim Agaj, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit ku po diskutohet për vendimim e buxhetit për vitin 2021 ka propozuar krijimin e pozicionit të ri „Pako emergjente Bujanoci 2021“.

Këtë propozim Agaj e ka bazuar me situatën rreth pandemisë dhe nevojën e ndihmave për shumë veprimtari të dëmtuara dhe familje të rrezikuara.
Për këtë pozicion Agaj ka kërkuar të ndahen 80.000.000 dinarë.

Sipas tij, këto mjete duhet të merren nga infrastruktura rrugore, vlera e të cilëve kap shumën e 177.000.000 dinarëve.

„Asfalti pret, ndërsa fëmija i dikujt dhe i sëmuri nuk presin“, u shpreh Agaj duke e arsyetuar propozimin e tij.
Nga „Pako emergjente“, Agaj tha se duhet të krijohen nënpozicione për ndihma familjeve të prekura me Covid, familjeve të cilat kanë pasur raste të vdekjeve, foshnjeve të sapolindura, ndihma për studentët, shujta për nxënës, qëndrim tërëditor në ente parashkollore, asistencë shëndetësorë nëpër bashkësi lokale, etj.

COMMENTS