Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka vazhduar fyerjet ndaj shqiptarëve edhe pas seancës së djeshme gjyqësore në padinë e kryeta
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka vazhduar fyerjet ndaj shqiptarëve edhe pas seancës së djeshme gjyqësore në padinë e kryetarit Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin ka përdorur përsëri termin pezhorativ “shiptari”, duke theksuar se me qenë “šiptar” nuk ëshë turp.
Poashtu ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste, kryetar i së cilës ësshtë vet Vulin.
Ky subjekt ka theksuar se kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa po e shfrytëzon gjyqin për të marrë poena politik.
Ndërkohë, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, përmes postimit në Facebook, ka komentuar rastin gjyqësor me kryepolicin serb:
ME ARGUMENTIMIN E VULINIT PËR GJUHËN E TIJ TË URREJTJES NDAJ SHQIPTARËVE, EDHE AGIM VELIU DO TË DUHEJ T’I QUANTE SERBËT “SHKIJE”
Ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, pas paraqitjes së sotme në gjykatë për t’iu përgjigjur padisë së ngritur nga ana ime, për gjuhë të urrejtjes dhe qasje diskriminuese, për shkak të përdorimit të termit “šiptari” në paraqitjet e tij zyrtare dhe publike, paska deklaruar për mediat se “nuk ka urrejtje në shprehjen e fjalës ‘šiptar’, por se ka urrejtje nga ata që mendojnë se serbëve mund t’ju urdhërojnë sesi do t’i quajnë të tjerët”, duke shtuar se sot, ai paska “mbrojtur të drejtën e kombit serb për t’u shprehur, për t’u shprehur dinjitetshëm në gjuhën e tij”.
Me mendësinë dhe argumentimin e z.Vulin, edhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, z.Agim Veliu, po deshka me i thirrur serbët “shkije”, edhe me u argumentuar se “nuk ka urrejtje në shprehjen e fjalës ‘shkije’, por se ka urrejtje nga ata që mendojnë se shiptarëve mund t’ju urdhërojnë sesi do t’i quajnë të tjerët” dhe se duhet “mbrojtur të drejtën e kombit shqiptar për t’u shprehur, për t’u shprehur dinjitetshëm në gjuhën e tij”.
Por jo! Ta luftojmë gjuhën e urrejtjes kundër secilit individ dhe grup.
Reciprocitet në të drejta, jo në gjuhë të urrejtjes!
]
COMMENTS