HomeUncategorized

Tërrnoci përsëri shkon në rivotim (dokument)

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL  ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor-KRZ

Mustafa takim me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës
Shaqiri:Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.
APN: SKANDAL : Kryetarja jo legjitime e Komunes se Presheves – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuarit

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL  ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor-KRZ për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc, thuhet në dokumentin e publikuar nga ky institucion, transmeton FOLonline.

Meqë vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar, zgjedhjet në vendvotimin nr.6 duhet të ripërsëriten.

Epilogu i rivotimit të 28 prillit pasoi pasi në dy shkallët e para të procesit zgjedhor pati dy vendime të ndryshme.

Fillimisht Partia Socialiste e Serbisë-SPS paraqiti ankesë në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc. Ankesa u refuzua, ndërsa SPS ankimoi vendimin në shkallën e dytë, në KRZ në Beograd.

Kjo instancë aprovoi ankesën dhe pezulloi vendimin paraprak të KKZ-së.

Të pakënaqur me vendimin e shkallës së dytë, KSHL paraqiti ankesë në Gjykatën Administrative si instancë përfundimtare e vendosjes në procesin zgjedhor.

Pas këtij vendimi, i takon KRZ-së të caktojë datën për rivotim në Tërrnoc.

Kujtojmë se zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërrnoc do të mbahen për herën e tretë.

Herën e parë, qytetarët votuan më 3 prill, kur edhe u votua në nivel shteti.

Të dytën herë, vendvotimi u hap më 28 prill për rivotim pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Administrative ndaj ankesës së KSHL-së.

Dhe tani zgjedhjet do të ripërsëriten edhe njëherë.

Vendimin e Gjykatës Administrative e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://sudskapraksa.sud.rs/sudska-praksa/341818?upisnik=169&sort=date_odluke_desc&deskriptori%5B0%5D=20108&tip_suda=7

 

 

COMMENTS