HomeNë fokus

APN: Bashkëpunëtorët e ish kryetares së komunës keqpërdorën buxhetin duke ngrënë e pirë në kafene

Alternativa për Ndryshim ka publikuar një faturë për të cilën thotë se i përketë një kafeneje në të cilën një nga bashkëpunëtorët e ish kryetares

Sonte në 23:00: “ Momentet e fundit të Komandantit “ – Premierë
Më 7 maj Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e përbërjes së re të KKSH-së
Urimet për Bajram nga “baushtellat” e Gjermanisë

Alternativa për Ndryshim ka publikuar një faturë për të cilën thotë se i përketë një kafeneje në të cilën një nga bashkëpunëtorët e ish kryetares së komunës, Ardita Sinani, ka ngrënë e pirë ndërsa e tërë kjo iu është faturuar komunës, gjegjësisht taksapaguesve.

Kumtesa e APN-së

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës,

Më poshtë po ndajmë me ju një rast eklatant të keqpërdorimit të parasë publike nga kabineti i Ardita Sinanit, ku bashkëpuntori i saj Fatos Hyseni, ka ngrënë e pirë në njërën nga kafenetë e vendit tonë, duke ja faturuar këto shpenzime buxhetit të Komunës së Preshevës.

Kjo faturë tashmë është regjistruar në sistemin fiskal CRF dhe duhet të paguhet, meqë bllokohen xhirollogaritë e Komunës.

Preshevë, 20 qershor 2022

Shërbimi për informim

Alternativa për Ndryshim

COMMENTS