Ministri për pakica dhe dialog shoqëror, Tomisllav Zhigmanov, ka caktuar 7 majin si datë kur në Bujanoc do të mbahet Kuvendi i elektorëve për zgje
Ministri për pakica dhe dialog shoqëror, Tomisllav Zhigmanov, ka caktuar 7 majin si datë kur në Bujanoc do të mbahet Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e përbërjes së re 15 anëtarëshe të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për elektor skadon më datën 7 prill.
Aplikacionet dorëzohen direkt në selinë e ministrisë.
Për të pasur një kandidat statusin e elektorit duhet të grumbullojë së paku 20 nënshkrime nga qytetarët shqiptarë të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e posaçëm zgjedhor.
Përbërja 15 anëtarëshe e dalë nga Kuvendi i elektorëve më pas zgjedh kryetarin e KKSH-së.
Kjo përbërje e re mund të jetë rezultat i maksimumi katër listave zgjedhore ngase minimumi i një liste kërkon përkrahjen e së paku ¼ të Kuvendit të elektorëve.
Nëse në datën e caktuar (7 maj) nuk arrihet të zgjidhen 15 anëtarët e KKSH-së pason shuarja e këtij institicioni deri në zgjedhjet e reja të rregullta në vitin 2026.
COMMENTS