HomeUncategorized

Programi i Zyres për Luginën dhe mirëpritja nga ana e Mustafës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, e ka përshëndetur Programin e Zyres për Luginën e cila do të funksionojë në kuadër të Qever

Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi
KRYEBASHKIAKU I TIRANËS ERION VELIAJ SHPALLET QYTETAR NDERI I KOMUNËS SË BUJANOCIT
Musliu: Diskriminimi ka arritur kulmin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, e ka përshëndetur Programin e Zyres për Luginën e cila do të funksionojë në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Me ketë rast, Mustafa është shprehur se ky është hap i rëndësishëm ngase qeveria kosovare për herë të parë po merrë obligime shtetërore në raport me Luginën.

Kryetari i KKSH-së poashtu ka publikuar dokumentin e miratuar nga qeveria e Kosovës.

 

PROGRAMI I “ZYRËS PËR LUGINËN E PRESHEVËS ” HAP I RËNDËSISHËM NË USHTRIMIN E PËRGJEGJËSIVE DHE OBLIGIMEVE SHTETËRORE TË QEVERISË SË KOSOVËS

Për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar funksionalizimin e plotë të “Zyrës për Luginën e Preshevës” dhe vënia e themeleve të mirëfillta për punë programore dhe sistematike në adresimin e çështjeve të përcaktuara bashkërisht me përfaqësuesit e Luginës e në veçanti me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas urdhëresës së lëshuar ndaj ministrive përkatëse nga Kryeministri i Kosovës, “Zyra për Luginën e Preshevës” do të realizojë Programin e Punës 2021, si: implementimi i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, dhe të mbështetura në nevojat e popullatës shqiptare në Luginë me afate të qarta kohore për vitin 2021 në 36 aktivitete programore si në vijim:

Janar:
1. Funksionalizimi i plotë i Zyrës (emërimi I Drejtorit dhe dy asistentëve profesional / administrativ).
2. Takimi inagurues: Drejtori i Zyrës fton në takim liderët politikë të Luginës, paraqet planin e punës së Zyrës, ofron bashkëpunim në emër të ZKM-së.
3. Takim informues me OJQ-të, organizatat rinore, sportive, dhe të artit e kulturës nga Lugina e Preshevës.
4. Takim informues me Përfaqësuesit e mediave shqiptare nga Lugina.
5. Hartimi i Listës së Kontakteve për të gjithë krerët e partive e lëvizjeve politike ne Luginë’ zyrtarëve politik shqiptarë lokal dhe nacional, OJQ-ve, organizatave rinore, sportive, kulturore dhe të artit.
6. Aktivitetet e përditshmin sipas vendimit të Kryeministrit për themelimin e Zyrës.

Shkurt
7. Hartimi i propozimit për projektin studimor ‘Lugina e Preshevës: Një Sfidë që Kërkon Zgjidhje‘ i cili fakton gjendejen socio-ekonomike dhe politike në Luginën e Preshevës dhe krahason atë me pjesën tjetër të Serbisë, dhe me të drejtat që gëzojnë minoritetet në Kosovë.
8. Hartimi i Dokumentit Strategjik për Avokim (lobim) për të drejtat e shqiptarëve të Luginës tek Institucionet ndërkombëtarë evropiane (OSBE, CoE etj.).
9. Vazhdim İ bashkëpunimit në mes të përfaqësueseve të Luginës së Preshevës dhe lobit shqiptar në SHBA për ngritjen e çështjes së Luginës tek autoritetet relevante amerikane, si vazhdimësi e përpjekjeve tanimë prej dekadash të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane për Luginën.
10. Hartimi i strategjisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Luginën e Preshevës
11. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për themelimin e Zyrës.

Mars-Prill
12. Hartimi i nismës legjislative për të lehtësuar procesin e pajisjes me dokumente të İdentitetit dhe shtetësisë për banorët e Luginës që kanë vite që jetojnë në Kosovë, por ende nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse.
13. Rishikimi dhe funksionalizimi i të gjitha Memorandumeve të Bashkëpunimit të arritura më herët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
14. Bashkëpunimi me tö gjitha Universitetet Publike e Private në Kosovë për të siguruar Memorandume Bashkëpunimi për ofrimin e vendeve të caktuara dhe garantuara për studentë nga Lugina e Preshevës.
15. Përpilimi i Strategjisë dhe Rregullores për Mbështetje Financiare përmes Granateve për OJQ- të lokale shqiptare në Luginën e Preshevës për projekte në sferën e artit, kulturës, rinisë, sportit dhe multimedias.
16. përpilohet lista dhe sasia e librave Qeveria e Kosovës iu ofron bibliotekave lokale, cilat dorëzohen deri në fund të prillit 2021.
17. Përgatitja e propozimit për Kuvendin e Kosovës për themelimin e te Grupit Joformal Deputetëve Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës dhe strategjinë e veprimit.
18. Lehtësimi përfshirjes së shqiptarëve Luginës së Preshevës në regjistrimin popullsisë të Serbisë, që planifikohet të behët në prill 2021
19. Aktivitetet përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për Zyrën.

Qershor – Gusht
20. Organizimi I Konferencës së Komunave të Rajonit për Bashkëpunim Ndërkufitar, me qëllim të participimit dhe përfitimit mbështetjes financiare nga BE, respektivisht fondet e bashkëpunimit ndërkufitar.
21. Në bashkëpunim me përfaqësuesit e qeverive komunale të Luginës, përgatitet lista e projekteve kapitale për prezantim e përkrahje tek Qeveria e Kosovës
22. Fillon bashkëpunimi konkret me OJQ-të e Luginës dhe përkrahja për projektet e tyre të përzgjedhura për financim sipas Rregullores për Mbështetje Financiare përmes Granateve për OJQ- të e Luginës.
23. Prezantohen Memorandumet e Bashkëpunimit e arritura me Universitetet Publike dhe Private të Kosovës, për vendet e garantuara dhe bursat e siguruara për studentët nga Lugina për vitin akademik 2021/22
24. Finalizohet projekti studimor “Lugina e Preshevës: Një Sfidë që kërkon Zgjidhje” i cili publikohet dhe promovohet në një qendër universitare me renome botërore në SHBA.
25. Përgatitet lista dhe sasia e teksteve shkollore që dhurohet për nxënësit e ciklit të arsimit fillor dhe të mesëm të Luginës së Preshevës.
26. Përgatitet Programi për të Rinjtë e Luginës se Preshevës, përmes të cilit institucionet dhe bizneset private ofrojnë punë praktike për të rinjtë e Luginës.
27. Aktivitetet përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për Zyrën.

Shtator-Nëntor
28 Kopje te studimit “Lugina e Preshevës: Një Sfidë që kërkon Zgjidhje” me një letër përcjellëse nga Kryeministri, I dorëzohet të gjithë Anëtarëve të Kongresit dhe Senatit të SHBA, eurodeputetëve dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.
29. Dërgohen tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë .
30. Finalizohen procedurat e aplikimit dhe pranimit te studenteve shqiptar të Luginës ne Universitetet e Kosovës në bazë të Memorandumeve te Bashkëpunimit të arritura me herët.
31. Organizohet Konferenca e Parë Vjetore për Luginën e Preshevës. Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, ku pjesëmarrës janë krerët Institucionalë te Kosovës dhe Shqipërisë dhe ata nga Lugina, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të Prishtinës dhe Tiranës me Luginën.
32. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit te Kryeministrit për themelimin e Zyrës.

Nëntor-Dhjetor
33. Hartimi i strategjisë dhe planin konkret te implementimit për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë primare dhe sekondare.
34. Organizohet Takimi i Pare i Donatorëve për Luginën e Preshevës, ku përfaqësuesit e Luginës ata te qeverisë lokale si dhe të bizneseve vendore — ofrojnë programet e tyre zhvillimore dhe kapitale para pjesëmarrësve, me rolin kyç që duhet te ketë diaspora dhe veçanërisht rrjetet e biznesit të diasporës shqiptare.
35. Përgatitet dhe prezantohet Raporti i Parë Vjetor i Zyrës për Luginë .
36. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit te Kryeministrit për themelimin e zyre.

(P. S. Realizimi i kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për marrjen e obligimeve dhe detyrime nga Republika e Kosovës nën ombrellën institucionale e shtetërore është adresuar vazhdimisht nga Platforma Politike 2006.
Injorimi dhe adresimi i kritikave ndaj Qeverisë së Republikës Kosovës e të Shqipërisë nga ana tjetër thurrja e lëvdatave Qeverisë së Serbisë që ushtron diskriminim sistematik flet për profilin e Juaj).

#Lugina #InteresateShqiptarëve #Shqipëri #Kosova #mekanizmaMbeshtestes #realizimZotimesh
#StopMegalomanis

COMMENTS