HomeAktuale

Aplikimi për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet fillon qysh nesër

Pas vërshimeve të djeshme në komunë të Bujanocit, dalëngadal gjendja në terren po stabilizohet. Niveli i lumenjve është në rënie e sipër ndërsa

„Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, monografi shkencore nga Fejzi Beqiri
Pajaziti: Me sot përmbyllim rrethin e parë të ofertës për bashkëpunim me partitë shqiptare
Dr. Lejlan Sadiku- specialist i mjekësisë interne

Pas vërshimeve të djeshme në komunë të Bujanocit, dalëngadal gjendja në terren po stabilizohet.

Niveli i lumenjve është në rënie e sipër ndërsa edhe uji ka nisur të largohet edhe nga sipërfaqet.

Mëgjithatë, përmbytjet kanë lënë dëme të mëdha në amvisëritë shtëpiake, bizneset dhe tokat bujqësore, raporton FOLonline.

Për këtë qëllim sot është takuar edhe Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme.

Nën kryesimin e zv/ kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, ky organ ka vendosur të shpall situatën e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës.

Poashtu, është vendosur të ndihmohen të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga vërshimet.

Afati për aplikime fillon nga dita e nesërme, 13 janar, dhe zgjat për 30 ditë.

Fillimisht, aplikantët duhet të marrin formularët tek Shtabi dhe t’i mbushin ato.

Se në çfarë vlere dhe cilat dëme do të kompenzohen do të dihet ditëve në vijim.

COMMENTS