HomeKronikë

Aksident në hyrje të Tërnocit, një person i lënduar (foto&video)

Para pak çastesh në hyrje të Tërnocit ka ndodhur një aksident në komunikacion me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore, raporton FOLonline ng

Pajaziti: Pse mos t’ishte i mundur koalicioni APN-PDSH në Preshevë?
Arifi i kërkon Kurtit lehtësim për qarkullim në pikat kufitare
Shpërblehen nxënësit e shkëlqyeshëm

Para pak çastesh në hyrje të Tërnocit ka ndodhur një aksident në komunikacion me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore, raporton FOLonline nga vendi i ngjarjes.

“Deri tek aksidenti erdhi kur ngasësi humbi kontrollën mbi veturën e tij si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe goditi murin e një shtëpie buzë rrugës”, i thanë mediumit policët e komunikacionit të cilët po bënin ekspertizën në vendgjarje.

Ngasësi në ato çaste ndodhej i vetëm në veturë të tipit “Golf 4” me targa të Bujanocit.

 

Të afërmit e të vet-aksidenturit thanë për FOLonline se personi i lënduar është nga Tërnoci dhe është i lindur të vitin 1998.

Të njejtat burime theksuan se si rrjedhojë e aksidentit i lënduari është transportuar për në repartin e emergjencës në Bujanoc ndërsa më pas për në spitalin e Vranjës.

Raportohet se gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabile dhe ndodhet jashta çdo rreziku për jetë.

Në anën tjetër, shiç shihet edhe në pamje, vetura ka pësuar dëme të mëdha.

 

COMMENTS