HomeUncategorized

Fejtoni:Një tregim serbo-shqiptar Migrimi i serbëve dhe shqiptarëve (pjesa 15)

Migrimi - shërngulja është tema më e dhimbshme për banorët e Serbisë së Jugut, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët dhe romët.  Vërtetë, jo të

Shqiprim Arifi rizgjidhet kryetar i APN-së
Pas takimeve me SNS-in, Pajaziti kërkon nga Arifi ta sqaroj pozicionin negociues
Visar Memeti i nominuar nga APN si kandidat për kryetar të Preshevës

Migrimi – shërngulja është tema më e dhimbshme për banorët e Serbisë së Jugut, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët dhe romët.  Vërtetë, jo të gjithë emigrojnë për të njëjtat arsye, kështu që ai proces dëmton disa më shumë e disa më pak.  Për hir të së vërtetës, ky proces nuk është vetëm i yni – i gjithë Ballkani është në lëvizje, sepse njerëzit shkojnë atje ku mendojnë se do të jetojnë më mirë.

Përkundër një parashikimi kaq të zi, askush në Serbi sot nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për ata që emigrojnë: kush janë ata, nga janë, sa janë, ku po shkojnë ose shkuan, pse shkuan atje, cila është e ardhmja e tyre dhe a do të kthehen ndonjëherë në atdhe.  Pra, shteti sot pothuajse nuk interesohet për mijëra familje që lanë pragun e derës dhe shkuan diku për bukë.  Ose pushtetarët i kanë të dhënat, por i fshehin nga syri i publikut.

Për më tepër, ky vend nuk është i interesuar për të dhëna të sakta për numrin e ekspertëve të rinj që na kanë kthyer shpinën.  Kështu  që sot të dhënat për emigracionin nga jugu i Serbisë janë në nivelin e thashethemeve popullore. Turp, apo jo.

Në atë kontekst, ato, mbishkrime pak a shumë të njohura “shtëpi për shitje”, të cilat ishin në përdorim masiv pesëmbëdhjetë ose njëzet vjet më parë, nuk janë pothuajse asnjë lajm sot.  Gjithnjë e më pak ka në Internet.

Serbët në Preshevë dhe Bujanoc, dhe në Kosovë edhe më shumë, pothuajse përvetësuan fjalën “shoërngulje”.  Ajo renditet lartë në fjalorin e çdo serbi, prandaj e takojmë atë në rrugë, në debate politike, dokumente, në historiografi. Familjet serbe lëvizin nga jugu për dy arsye kryesore – presioni nga fqinjët shqiptarë dhe kushtet e këqija të jetesës.  Ata shesin gjithçka që kanë këtu dhe shkojnë në Vranjë, Nish, Shukadi, Beograd dhe më rrallë jashtë vendit në disa vende evropiane.  Nga viti në vit ka gjithnjë e më pak prej tyre.

Edhe shqiptarët po emigrojnë, por arsyet e tyre janë thjesht ekonomike.  Dhe ka gjithnjë e më pak prej tyre nga viti në vit.  Transportuesit “Mimoza” nga Presheva, “Magjar turizëm” nga  Tërnoci dhe “Lasta” nga Beogradi kanë tre nisje në javë nga Bujanoci dhe 5-6 nga Beogradi për në destinacionet në Zvicër dhe Gjermani.  Shqiptarët nga jugu, të cilët udhëtojnë në Perëndim me autobusët “Lasta”, kanë transport falas për në Beograd.

Kjo është arsyeja pse sot në  Tërnoc, fshati më i madh shqiptar në Serbi, çdo shtëpi e tretë është bosh.  Pronarët e tyre janë zakonisht në Zvicër, Gjermani ose një nga vendet skandinave.  Disa u larguan shumë kohë më parë, kështu që sot ata kanë pasardhës atje, kurse të tjerët po përgatiten për të shkuar.  Të gjithë ata që janë larguar nuk ka gjasa të kthehen.

Se fjala “emigrim” ka kuptime të ndryshme për serbët dhe shqiptarët tregohet nga dy fakte shumë interesante.  E para, e cila thotë se shqiptarët u drejtohen autoriteteve serbe dhe Beogradit zyrtar që nga viti 2000, me disa dokumente të ndryshme, në raste të ndryshme.  Në asnjërën prej tyre, dhe e fundit është i ashtuquajturi “program me 7 pika”, fjala “migrim” nuk është e përdorur.

Një fakt tjetër është veprimi pothuajse i pabesueshëm i partive shqiptare në Bujanoc, të cilat, pas zgjedhjeve të fundit lokale, formuan një qeveri pa serbë, e cila nuk është as në frymën e unitetit, as në vazhdën e vlerave evropiane, por është një emër tjetër për “shpërnguljet”.

Vijon…

Autor: Radoman Iriq

(Ky shkrim nuk paraqet pikëpamjet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS