HomeNë fokus

Afaristi Tamer Turker tek Pajaziti

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim biznesmenin nga Stambolli, Tamer Turker. Gjatë takimit është diskut

Arifi për vizitë tek motra e Sezai Surroit
KKSH:Kemi njoftuar faktorët ndërkombëtarë
Tubohet Kuvendi Komunal: Ja për çka do të diskutohet

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim biznesmenin nga Stambolli, Tamer Turker.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Bujanoci, si dhe për potencialin dhe mundësitë që ofron komuna për zhvillim ekonomik dhe investime të reja.

Pajaziti ka vlerësuar gatishmërinë e biznesmenit Turker për të kontribuar në vendin nga e ka prejardhjen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me mërgatën dhe biznesmenët shqiptarë në botë për zhvillimin e Bujanocit.

Sipas tij, lidhja me diasporën mbetet një nga faktorët kyç për të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të komunës.

COMMENTS