HomeAktuale

KKSH:Kemi njoftuar faktorët ndërkombëtarë

Kumtesë e KKSH-së lidhur me bllokimin e fondeve nga Kosova :   Kemi njoftuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë, organizatat e njohura e

Barten mjetet për shpenzimet e rrugës dhe shujtat e nxënësve
Deklarata e presidentit Vuçiq, reagon Liga Shqiptaro-Amerikane
Çfarë nuk do të punojë gjatë vikendit?

Kumtesë e KKSH-së lidhur me bllokimin e fondeve nga Kosova :

 

Kemi njoftuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë, organizatat e njohura e relevante dhe Komisionerin për Barazi për bllokimin e transfereve dhe donacioneve nga Kosova që për qëllim kanë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë.

Nuk bëhet fjalë për një çështje teknike. Bëhet fjalë për bllokimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës,
që prekin drejtpërdrejt 𝟑𝟔𝟓𝟎 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬, 𝟗𝟒 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝 𝐝𝐡𝐞 𝟗𝟓𝟕 𝐛𝐮𝐣𝐪, 𝐦𝐛𝐢 𝟕𝟓𝟔 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈, 𝟏𝟑𝟗 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐣𝐨𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞.

Ky nuk është vetëm bllokim fondesh. Ky është bllokim i zhvillimit, i arsimit dhe i mbështetjes për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut.

Sipas të gjitha fakteve dhe dokumentimit që kemi dorëzuar, kjo po ndodh përmes bankës nga Qeveria e Serbisë dhe ministri Demo Berisha ështe shkelje e çdo norme.

Ky është diskriminim i hapur.

Dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë, pa përjashtim.

Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë me çdo mjet demokratik, institucional e ndërkombëtar!

COMMENTS