HomeNë fokus

A po i pengon pushtetit në Medvegjë e kaluara historike shqiptare?

Ish-kryetari i KKSH-së dhe anëtar i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me mungesën e përgjigjes nga Komuna e Medvegjës ndaj kërk

Bujanoci bëhet me një përfaqësues diplomatik në Zvicër
Arrijnë librat nga Shqipëria për bibliotekën dhe shkollat e Bujanocitt
Kursimi i energjisë, përfitojnë 64 familje: Pajaziti ndanë kontratat

Ish-kryetari i KKSH-së dhe anëtar i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me mungesën e përgjigjes nga Komuna e Medvegjës ndaj kërkesës për pastrimin e objektit të ish-shkollës së Sijarinës, një ndërtesë historike ku kanë ndjekur mësimet nxënës shqiptarë dhe që daton rreth vitit 1885.

Sipas Lutfiut, në gusht të vitit 2025 ai ka paraqitur kërkesë zyrtare për leje për pastrimin e objektit. Më 27 shtator 2025 është kontaktuar nga Komuna për plotësimin e dokumentacionit dhe, po atë ditë, i është përgjigjur shkresës.

“Kanë kaluar pesë muaj dhe përgjigje nuk ka,” shkruan Lutfiu, duke e cilësuar këtë qasje si të mbyllur dhe paranojake.

Ai thekson se, pavarësisht vonesave institucionale, do të vazhdojnë me këmbëngulje kërkesën për të drejtën e tyre, duke nënvizuar se nuk do të lejojnë që gjurmët historike të shqiptarëve në këtë zonë të mbeten në gjendjen aktuale.

COMMENTS