HomePolitikë

PD: Nagip Arifi nominohet kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e dy qershorit

Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike unanimisht pa asnjë votë kundër, ka nominuar kryetarin e deritanishëm Nagip Arifi për kryetar të Komu

LPD i përgjigjet Frontit për Ndryshim me contra-ftesë
” 10 vjet pa Agronin”: Akademi përkujtimore organizuar nga Shtëpia e Kulturës dhe Teatri i Qytetit
Kryediplomatët Cakaj dhe Haradinaj-Stublla kërkojnë reagim ndërkombëtar

Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike unanimisht pa asnjë votë kundër, ka nominuar kryetarin e deritanishëm Nagip Arifi për kryetar të Komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor 2024, njoftoi përmes një komunikate ky subjekt politik, transmeton FOLonline.

Në kumtesë thuhet se kuvendarët kanë vlerësuar pozitivisht performancën e kryetarit Arifi gjatë qeverisjes katër vjeçare me komunën e Bujanocit dhe si lider i pakontestueshëm i PD-së i kanë dhënë besimin e plotë që të jetë në krye të listës së PD-së për ta udhëhequr komunën në mandatin e ri qeverisës 2024-2028.

„Partia Demokratike me këtë rast ka bërë hapin e parë drejt fitores së radhës që na pret me 2 Qershor 2024“ përfundon kumtesa e PD-së.

COMMENTS