Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i ka përkujtuar sot në mënyrë indirekte Partisë Demokratike njërin nga aksionet e
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i ka përkujtuar sot në mënyrë indirekte Partisë Demokratike njërin nga aksionet e ndërmarra derisa ky subjekt ishte në opozitë.
Përmes Facebookut, Pajaziti ka ndarë një foto të aksionit të PD-së të realizuar para objektit të komunës së Bujanocit ku ishte vendosur një shirit me slloganin „ Hajnat jashtë“.
„Shtrohet pyetja, ku mbetën hajnat?
A gënjyet at’herë, apo nuk keni guxim tash, sepse hajnat dihet ku e kanë vendin.
Sigurisht dyjat, qëllimi juaj ishte fotelja dhe një copë pushtet, për të arritur deri aty, nuk e dini as vet çka gënjyet e çka premtuat…“, ka shkruar ndër të tjera Pajaziti.
COMMENTS