HomeKulturë

Ekspozitë nga talentët e rinj të Bujanocit

Sot në sheshin e qytetit të Bujanocit, u mbajtë ekspozita e përbashkët e talentëve të rinj nga Komuna e Bujnaocit gjegjësisht nxënës të shkollave

Shqiprim Arifi i jep fund politikës aktive, ja si e komenton emërimin e Ragmi Mustafës si kryetar të përkohshëm
Kryeparlamentari Konjufca takon Arifin dhe Bajramin
Sot mori titullin internist, por nuk do të ndalet me kaq

Sot në sheshin e qytetit të Bujanocit, u mbajtë ekspozita e përbashkët e talentëve të rinj nga Komuna e Bujnaocit gjegjësisht nxënës të shkollave të mesme dhe fillore.

Kjo ekspozitë është organizuar nga “Grupi i aktivistëve”, në kuadër të Shoqatës Kulturore “Dituria”, dega në Bujanoc.

Interesimi për t’i parë pikturat ishte i madhë nga shumë qytetar të rastit dhe të ftuar, personalitete nga Komuna e Bujanocit, nga Shkollat, Intitucionet tjera publike dhe Shoqëritë Civile ishin prezentë në këtë ekspozitë.

Në kuadër të kësaj ekspozitë, që për temë ishte zgjedhur “Dhuna, ndaj nxënësve dhe fëmijëve”, ishte edhe një bashkëpunim me organizatat që merren me refugjatë dhe azilkërkues; UNHCR dhe INDIGO.

Këto punime u punuan nga talentët e zgjedhur;
Malvesa Jusufi
Enes Imeri
Leart Aliu
Anduena Haziri
Elion Mustafi
Alina Mustafi
Art Ebibi
Lina Ebibi
Qëndresa Imeri
Medina Bajrami
Valon Destani
Diellza Destani

Shoqata Kulturore “Dituria”
Gjithnjë, pranë krijuesve kreativ!

Kolazhin e fotografive nga manifestimi i sotëm mund ta shikoni në faqen zyrtare të kësaj shoqate:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4025032130937317&id=436025566504676

COMMENTS