HomeAktuale

Kamberi bënë homazhe në Krushë të madhe

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka bërë sot homazhe në Krushë të madhe. Me këtë rast, ai kështu është shprehur në Facebook:   Në K

Behluli: Serbia i paraqet aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit si fitore (video)
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc pajiset me aparat modern të EKG-së
Kërkohet vëmendje e shtuar e faktorit ndërkombëtar

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka bërë sot homazhe në Krushë të madhe.

Me këtë rast, ai kështu është shprehur në Facebook:

 

Në Krushë të Madhe.

E madhe jo vetëm për nga mbiemri, por edhe për nga rezistenca e sakrifica. E edhe më e madhe për nga vullneti për të vazhduar tutje, ashtu, e plagosur, e vrarë, e masakruar.

Të madh e ka paguar edhe çmimin për liri e pavarësi.

Për jetën e gjeneratave që do të vinin, krushjanët kishin dhënë jetërat e tyre. Disa edhe të njoma. E disa edhe pa dalë ende në dritën e kësaj bote.

241 të vrarë, 510 fëmijë jetim, 2 krematoriume, 64 viktima të zhdukura, është vetëm një pjesë e çmimit që Krusha e Madhe ka paguar për liri.

Në Krushën e Ukshin Hotit të zhdukur, pushon edhe trupi i Arlinda Imerit, e cila është vrarë në moshën 21 vjeçare, shtatëzane!

E në mesin e varrezave ishin edhe 64 sosh, të zbrazëta.

Për të zhdukurit.

Të cilët ndoshta një ditë do të pushojnë të qetë në tokën e tyre.

Falenderoj z. Selami Hoti, kryetar i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe për ftesën.

Z. Andin U. Hoti, kryetarin e Komisionit Qeveritar për të zhdukurit dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi për mikëpritjen.

Kënaqësi të takoja edhe z. Ahmet Grajqevci, kryetarin e Këshillit koordinues të asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës dhe gjithë banorët shpirtgjerë e shpirtëbardhë të Krushës së Madhe.

COMMENTS