HomePolitikë

A është afër marrëveshja LPD, PD, PVD, “Dr.Dejan”?

Ditëve të fundit janë intensifikuar bisedimet midis treshes: LPD, PD, PVD, në njërn anë, dhe Grupit të Qytetarëve “Dr. Dejan Stojanoviq-Meçe”, në

Kamberi takohet me ambasadorin amerikan Kristofer Hill
Analiza e redaktorit: Beteja e brendshme e PVD-së
Arifi: Shqiptarët duhet të jenë falenderues ndaj ambasadorit Walker

Ditëve të fundit janë intensifikuar bisedimet midis treshes: LPD, PD, PVD, në njërn anë, dhe Grupit të Qytetarëve “Dr. Dejan Stojanoviq-Meçe”, në anën tjetër, rreth arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës në Bujanoc, shkruan FOLonline.

Siç ka mësuar mediumi, në takimin e fundit të zhvilluar në selinë e LPD-së, palët kanë biseduar për ndarjen e pozitave konkrete në pushtetin lokal, me ç’rast grupimit të qytetarëve i cili përfaqëson serbët lokal iu është paraqitur oferta konkrete.

FOLonline merr vesh se listës zgjedhore “Dr.Dejan…”,  LPD, PD dhe PVD i kanë ofruar: një ndihmës të kryetarit të komunës, zëvendësin e kryetarit të kuvendit, dy anëtarë në këshillin komunal, dy kryeshefë brenda administratës komunale, kurse nga ndërmarrjet: organizatën turistike, barnatoren dhe bibliotekën e qytetit.

Të njejtat burime theksojnë se treshja në fjalë është pajtuar që investimet nga buxheti dhe punësimet të realizohen sipas parimit 60 %( shqiptarë)-40 %(serbë).

Mësohet se përfaqësuesit e listës zgjedhore “Dr.Dejan ..” ofertën e fundit kanë mbetur ta diskutojnë brenda strukturave të tyre dhe më pastaj t’i përgjigjen bllokut të tre subjekteve shqiptare.

Sipas propozimit, detajet të cilat ka arritur t’i kuptojë FOLonline, kryetari i komunës do t’i takonte LPD-së, zëvendësi PVD-së ndërsa kryetari i kuvendit PD-së.

Ndërmarrja Konunalia do t’i takonte PVD-së, Qendra për Punë Sociale LPD-së, shtëpia e kulturës PD-së, etj.

Vlen të thuhet se nga viti 2002 në komunën e Bujanocit ishin ndërtuar pushtete multietnike, me përjashtim të këtij të fundit (2020-2024) i cili u udhëhoq nga shqiptarët.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 2 qershorit fitore arriti Fronti për Ndryshim i kryesuar nga Arbër Pajaziti. Megjithatë, edhe përkundër dërgimit të ftesave (2 herë), askush nga subjektet tjera shqiptare nuk iu është përgjigjur për takime rreth koalicioneve eventuale.

 

 

COMMENTS