HomePolitikë

Përpjekjet e kryeministrit për koalicionin në Preshevë: Kurti takohet përseri me liderin e PDSH-së, Ragmi Mustafa

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot të insistojë në arritjen e një marrëveshje koalicioni në Preshevë midis PVD-së dhe PDSH-s

Ambasadori i OSBE-së qëndroi në Bujanoc
Ambasada e Shqipërisë përshëndet vendimin e KK të Bujanocit
4 milion për Luginën për vitin 2025 nga Kosova, Sinani: Kjo erdhi pas shkresës sonë

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot të insistojë në arritjen e një marrëveshje koalicioni në Preshevë midis PVD-së dhe PDSH-së, shkruan FOLonline.

Për këtë qëllim, kryeministri ka takuar sot kryetarin e PDSH, Ragmi Mustafa, njoftojnë burimet e FOLonline nga Prishtina.

Sipas të njejtave burime, nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret edhepse çështja mbetet e hapur.

Në ndërkohë, mediumi merr vesh se çështja e koalicionit në Preshevë do të zgjidhet deri ditën e shtunë.

Poashtu bëhet e ditur se mund të rifillojnë bisedimet në kampet tjera politike për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje të reja.

COMMENTS