HomePolitikë

Pajaziti: Thirrja e PVD-së është përçarëse dhe shantazhuese

Ndaj kumtesës së KP të PVD-së për inicimin e një koalicioni të zgjeruar për KKSH por pa APN-në, ka pasuar reagimi i kësaj tê fundit. Zv/ kryeta

PD: Nagip Arifi nominohet kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e dy qershorit
Rikthehen emocionet e futbollit në TV Spektri
Sinani n’Ulqin, takon kryetarin e kêsaj komune

Ndaj kumtesës së KP të PVD-së për inicimin e një koalicioni të zgjeruar për KKSH por pa APN-në, ka pasuar reagimi i kësaj tê fundit.

Zv/ kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, nismën e PVD-sê e ka quajtur përçarëse dhe shantazhuese ndaj koalicionit lokal në Bujanoc.

Postimi i Pajazitit:

Partia për Veprim Demagogjik paska inicuar ndërtimin e një koalicioni për Këshillin Kombëtar duke përjashtuar Alternativën për Ndryshim.

Në bazë të kumtesës publike të kësaj partie, krijohet përshtypja se partitë që kanë marrë më pak këshilltarë (LPD-PD-PDSh), e sidomos këto dy të parat, po kërcënohen e shantazhohen nga PVD për stabilitetin politik në Bujanoc.

Partia për Veprim Demagogjik – shkon edhe më larg duke i vënë theksin parimit elementar të demokracisë, apo parimit të fituesit të zgjedhjeve, teksa harron se për formimin e pushteteve lokale në Bujanoc e Preshevë, kur dilte si parti humbëse, ky lloj parimi nuk kishte vlerë (rasti Ardita – pushtet me rotacion).

Po e njëjta udhëheqësi e kësaj parti vraponte në dyert të partive serbe (SPS) sa ishte në opozitë në Bujanoc, për ta rrëzuar pushtetin lokal, apo për ndonjë kalkulim tjetër, kundër qeverisjes në vitin 2012.

Si duket rrjedhimisht kjo parti po kalon si në atë frazën “Jepja gishtin, ta merr dorën”, kështu, jepni pak pushtet PVD-së – dhe ajo do t’i merr tërë pushtetet.

Përkundër kësaj thirrjeje përçarëse të Partisë për Veprim Demagogjik, ne mbesim të përkushtuar dhe maksimalisht të angazhuar që të kthejmë dinjitetin tek shqiptarët dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar në një odë bashkimi të partive shqiptare.

Këtë më së miri di ta bëj Leventi!

COMMENTS