HomeShoqëri

Xadi e çel kuletën, fillon pagesa e mjeteve të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka filluar sot me shpërndarjen e mjeteve nga Kosova e që i dedikohen familjeve dhe studentë

Propozimi i redaktorit: Si të zgjidhet çështja e subvencioneve të bizneseve ?
Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka filluar sot me shpërndarjen e mjeteve nga Kosova e që i dedikohen familjeve dhe studentëve shqiptarë nga Lugina.

Numri një i KKSH-së ka njoftuar se vetëm ka nisur t’i nënshkruajë fletëpagesat e që do të thotë se përfituesit shumë shpejt do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre.

Kujtojmë se ditë më parë, Qeveria e Kosovës aprovoi vendimin e KKSH-së për alokimin e 732.000 eurove për bursat e studentëve dhe familjave me tre a më tepër fëmijë në procesin mësimor.

Përveç se e bëri atë ditë, Lutfiu nuk ka rreshtur që edhe sot ta falenderoj ekzekutivin kosovar.

„Falenderoj Qeverinë e Kosovës për këtë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet shqiptare të vendit tonë“, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

COMMENTS