HomeAktuale

Lutfiu: Ambasadorëve u paraqita problemet konkrete ku po diskriminohemi

Gjatë vizitë  dyditore, sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc qëndruan ambasadori i SHBA-s, Christopher Hill dhe ambasadori i OSBE ,Jan Braathu. "

Reagim ndaj gjuhës denigruese të kryetares së Preshevës
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Referendumi i vitit 1992, 97% e shqiptarëve për t’u bashkuar me Kosovën (Pjesa 11)
Nesër fillon shpërndarja falas e librave nga Shqipëria

Gjatë vizitë  dyditore, sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc qëndruan ambasadori i SHBA-s, Christopher Hill dhe ambasadori i OSBE ,Jan Braathu.

“I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar”, u shpreh kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, pas takimit.

“Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë.
Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik.
Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi”, ka thënë Lutfiu në postimin e tij në Facebook.

COMMENTS