Futbollistët e Tërnocit kanë shënuar fitoren e dytë radhazi pasi si mysafir sot mposhtën ekipin Vihor nga Zhbevci. Në një lojë të kontrolluar tërës
Futbollistët e Tërnocit kanë shënuar fitoren e dytë radhazi pasi si mysafir sot mposhtën ekipin Vihor nga Zhbevci.
Në një lojë të kontrolluar tërësisht, tërnocasit dominuan gati gjatë tërë ndeshjes, raporton FOLonline.
Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me barazim 1:1.
Vendësit kaluan në avantazh duke shënuar nga i vetmi rast për gol.
Në fund të pjesës së parë „ Agallarët„ barazuan shifrat në 1:1 përmes Veton Zeqirit.
Gjysmë ore para mbylljes së takimit ishte Vasfi Jusufi që ngriti rezultatin në 1:2 duke i’a siguruar Tërnocit fitoren dhe arkëtimin e tre pikëve të reja.
Do theksuar së rezultati ka mundur të jetë shumë më i thellë për Tërnocin sikurse të ishin konkretizuar të gjitha rastet.
Përveç, tjerash tek rezultati ndikoi edhe tereni katastrofal në Zhbevc i cili as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për lojë normale.
Me fitoren e sotme Tërnoci ka shkuar në kuotën e 6 pikëve nga dy ndeshje të zhvilluara.
Javën e ardhshme Tërnoci në shtëpi e pret ekipin Juzhna Pruga.
COMMENTS